Kushtet e Garancionit

Këto kushte përshkruajnë rregullat dhe procedurat që zbatohen për produktet e blera në dyqanin tonë fizik ose online.

1. Qëllimi i kushteve të garancionit

Qëllimi i këtyre kushteve është të informojë klientët për të drejtat dhe detyrimet që kanë në rast se produkti i blerë paraqet ndonjë defekt gjatë periudhës së garancionit.

2. Para blerjes së produktit

Përpara se të bëni blerjen, ju lutemi:

  • Sigurohuni që produkti të jetë në gjendje të rregullt dhe pa dëmtime.
  • Verifikoni që të gjitha pajisjet përcjellëse janë të përfshira në paketim.
  • Kërkoni informacione të sakta mbi karakteristikat, mënyrën e përdorimit dhe periudhën e garancionit.
  • Lexoni me kujdes këto kushte përpara blerjes.

3. Kushtet e përgjithshme të garancionit

  • Garancioni hyn në fuqi nga data e blerjes, sipas faturës përkatëse.
  • Gjatë periudhës së garancionit të plotë, BetaTech mbulon ndërrimin e pjesëve dhe shërbimin pa pagesë.
  • Pas përfundimit të garancionit të plotë, mund të ofrohet vetëm shërbimi teknik (pa kosto për punën e dorës, kur është e mundur).
  • Garancioni zbatohet vetëm për defekte teknike që nuk janë shkaktuar nga përdorimi i gabuar.
  • Nëse produkti nuk mund të riparohet brenda afatit të përcaktuar, klientit i ofrohet zëvendësim me produkt të ri ose me karakteristika të ngjashme.

4. Reklamacioni dhe dorëzimi në servis

  • Afati për paraqitjen e një reklamacioni është 24 orë pas blerjes, në rast se vërehet defekt i menjëhershëm.
  • Për zëvendësim të produktit, kërkohet raport teknik që dëshmon se dëmi nuk është shkaktuar nga blerësi.
  • Produkti duhet të dorëzohet i paketuar dhe i mbrojtur nga dëmtimet fizike.
  • Gjatë dorëzimit në servis, klienti duhet të paraqesë:
    • Faturën e blerjes
    • Kuponin fiskal
    • Fletë-garancionin zyrtar të BetaTech
    • Garancionin e prodhuesit (nëse ekziston)

Dokumentet e mësipërme duhet të jenë të plotësuara dhe të sakta. Në të kundërt, garancioni konsiderohet i pavlefshëm.

5. Shërbimi dhe përgjegjësitë

  • Shërbimet e garancionit ofrohen vetëm nga BetaTech SH.P.K. ose serviset e autorizuara prej saj.
  • Klienti është i obliguar të përdorë produktin në përputhje me udhëzimet e prodhuesit.
  • Çdo ndërhyrje e paautorizuar e anulon garancionin.
  • Në momentin e dorëzimit në servis, duhet të hiqen çdo kod sigurie (PIN, password, pattern).
  • BetaTech nuk mban përgjegjësi për humbjen e të dhënave personale gjatë procesit të riparimit.
  • Riparimet kryhen brenda një afati prej 30 ditësh nga data e pranimit në servis.
  • Në rast dëmtimi për shkak të rrymës, ujit, rënies ose përdorimit të papërshtatshëm, garancioni anulohet.
  • BetaTech nuk mban përgjegjësi për dëmet indirekte ose humbje të të ardhurave.

6. Vlefshmëria e dokumentit

  • Këto kushte janë pjesë përbërëse e kushteve të shitjes dhe mund të përditësohen pa paralajmërim paraprak.
  • Versioni më i fundit është gjithmonë i disponueshëm në faqen zyrtare të BetaTech.